Veseli porosi nga Kuvendi: Të jemi bashkë përballë Serbisë!

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, edhe sot në fjalimin e tij në seancën solemne ka “thumbuar” kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai edhe në këtë seancë tha se duhet të shikohet interesi i shtetit e jo personal apo partiak.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë. Ne duhet të jemi bashkë përballë Serbisë për të mos ua lënë nesër Serbia e ka merituar taksën dhe e meriton për shkak të sjelljes së saj ndaj ne. Vendimmarrja shtetërore nuk duhet të jetë përgjegjësi individuale. Në vendimmarrjen shtetërore nuk duhet te ketë asgjë personale. Duhet ti shohim interesat e shtetit tanë përballë Serbisë”, ka thënë Veseli gjatë fjalimit të tij në seancën solemne në Kuvend.

Veseli më tutje ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë Kosovës duke bërë thirrje që të ruhet ky partneritet.

” Ne sot të gjithë bashkë në ditëlindjen e 11 u shprehim mirënjohje të thelle të gjithë shteteve që na kanë ndihmuar. Kosova është e bekuar nga zoti e nga miqtë. Ne që jemi në këtë sallë kemi detyrë të ruajmë këtë pasuri për të gjithë. Historia e kombit tonë është histori e gjatë dhe e dhimbshme. Ne e dimë historinë tonë nuk do ta harrojmë atë por nuk duhet të mbetemi peng i së kaluarës.  Ne si vend evropian nuk e meritojmë izolimin, e dimë se kemi të meta edhe sfida por askush nuk mundet të na mohoj sukseset që i kemi si shtet”, është shprehur Veseli, për të shtuar më pas se jemi të përkushtuar dhe nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e misionit tonë perëndimorë.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë punë edhe kundër korrupsionit. Jemi të vendosur dhe nuk do të ndalemi deri sa të përmbushim misionin tonë perëndimor. Kosova asnjëherë nuk do të jetë strofull e krimit e terrorizmit. Në reformat në sistemit të drejtësisë jemi duke bërë veprimet më të duhura. Kosova si vendi më i vogël më i robëruar me masakrat më të tmerrshme ka jetësuar edhe një gjykatë speciale. Agresori edhe krimi dihet. I dimë ne dhe i gjithë bota ajo është veç Serbia dhe agresori i saj. Duhet pasur parasysh dhe dua ti bëj thirrje të gjithë ushtarëve që ti përgjigjen kësaj gjykate”,ka thënë kryeparlamenti Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit