Vetëvendosje paralajmëron padi ndaj presidentit Thaçi

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të ngrisë padi ndaj presidentit Hashim Thaçi për faktin se ai është vetëzgjedhur kryenegociator i marrëveshjes Kosovë-Serbi, gjë që përbën shkelje të kompetencave kushtetuese.

Këtë e ka bërë të ditur sot, Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes Glauk Konjufca i cila tha se vetë emërimi kryenegociator i presidentit Thaçi është bërë për shkak të frikës nga Gjykata Speciale dhe për të shpëtuar vetën mund të bëjë kompromise me Aleksandër Vuçiç.

“Ky proces nuk ka legjitimitet me këtë rrugë dhe me këtë drejtim që e ka marrë presidenti Thaçi, kështu Vetëvendosje do të bëjë padi ndaj presidentit të vendit pasi nuk ka kompetenca kushtetuese për negocim të marrëveshjes ndërkombëtare. Deklaratat e presidentit Thaçi se nëse nuk doni të bashkëngjiteni unë e bëjë dialogun vet por nëse doni ejani e bëjmë bashkë,kjo do të thotë se sa person jo kredibil është për këtë marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë”, ka thënë Konjufa duke shtuar se si Vetëvendosje duhet t’ia tregojmë rrugën presidentin Thaçi që është gabim.

Glauk Konjufca ka adresuar kritika edhe ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj duke thënë se kryeministri nuk është aspak serioz ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

“Kur kryeministri i vendit thotë nuk kam kohë për këtë çështje duke potencuar se dialogu nuk është çështje e ndërlikuar, ai person nuk është i duhuri për vendin duke ditur se po kryeson Kosovën dhe del me deklarata jo serioze për vendin e vet”, u shpreh Konjufca./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit