
Vijojnë tensionet në Bashkinë e Devollit, e cila është rrethuar me forca të shumta policore që prej orëve të para të mëngjesit.
Kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, i cili ka shkuar në zyrë që në orën 06:30, ka deklaruar se janë futur nëpër zyra një pjesë e punonjësve të bashkisë.
Ai është shprehur se e ka thirrur vetë policinë, pas informacioneve se do të kishte tubim nga opozitarët.
“Nje pjese e punonjesve kane hyre ne zyre. Policine e kam thirrur une pasi kisha informacion se do behej ky tubim. Po pres qe te gjithe punonjesit e tjere te hyjne ne zyre. Ish kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam te veprojme keshtu. Une kam patur takime edhe me punonjesit diten e shtune. Ata do vijne ne pune”, ka thënë Duro.
Ndërkohë, para bashkisë janë mbledhur shumë mbështetës të opozitës dhe ish-krye


