“Vjedhje votash në SHBA” OSBE: Akuzat e pabazuara në prova dëmtojnë besimin tek institucionet

Mos i humb

Në një deklaratë të OSBE-së,  është shprehur tejet e shqetësuar për deklaratat e presidentit amerikan për të mos marrë në konsideratë votat që arrijnë me postë pas datës 3 Nëntor. Sipas OSBE-së asnjë politikan nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar.

“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Vjen pas një fushate kaq dinamike, duke u siguruar që çdo votë të numërohet është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë,”- tha Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

OSBE deklaruan se këto pretendime të Trump janë të pabazuara dhe kanë shumë mangësi dhe ato dëmtojnë rëndë besimin e publikut në institucionet demokratike të vendit.

Sipas OSBE, procesi i votimeve ishte i vështirë dhe konkurrues me një shkallë të lartë angazhimi nga punonjësit e zgjedhjeve dhe qytetarët, megjithatë ishte i menaxhuar mirë nga autoritetet zgjedhore.

Pandemia COVID-19 sipas organizatë ka ndikuar thellësisht në mënyrën e organizmit dhe mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë masat e marra nga administrata amerikane u dhanë mundësinë qytetarëve amerikanë të shprehin vullnetin e tyre.

Një tjetër theks të veçantë OSBE, i vë rritjes së pjesëmarrjes së grave  në politikë është rritur gjithashtu, por theksoi se ajo duhet të shkojë edhe më tej.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara arriti në 102 vëzhgues nga 39 vende, të përbërë nga 50 ekspertë dhe vëzhgues të vendosur në ODIHR dhe 52 parlamentarë dhe staf nga PA OSBE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit