Vjen në jetë fëmija i 9 i familjes Suka, përfiton 120 mijë lekë

Mos i humb

Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot rastin e familjes Suka, e cila përfitoi 120 mijë lekë, pas lindjes së fëmijës së nëntë.

“Gëzim i papërshkruar për familjen Suka me ardhjen në jetë të Emanuelit, fëmijës së 9-të  të familjes. Mirënjohje prof. Astrit Bimbashi dhe ekipi i maternitetit “Koço Gliozheni” për shërbimin e shkëlqyer”, tha Manastirliu.

Sipas saj, “familja e Emanuelit përfiton menjëherë bonusin e bebes 120,000 lekë të reja, mbështetjen direkte për çdo të porsalindur”.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit