Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar falje Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev, lidhur me incidentin tragjik që shkaktoi dhe rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të kompanisë ajrore “Azerbajxhan Airlines”, në Kazakistan më 25 Dhjetor.
Në deklaratën e Kremilit, u tha se ndërsa avioni u përpoq të ulej në Grozny, dronët ukrainas po sulmonin Rusinë dhe forcat ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën sulmet.
Mirëpo, Vladimir Putin nuk ka përmendur faktin që mbrojtja ajrore ruse ka goditur avionin në të cilin 42 persona humbën jetën ndërsa 25 të tjerë mbijetuan.
Goditjen gabimisht të avionit nga sistemi mbrojtës ajror rus në Çeçeni e mbështetën fuqimisht edhe SHBA, si dhe Ukraina që në momentet e para.


