Vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas

Mos i humb

Policia në Librazhd ka ndaluar dy persona, që dyshohet se kanë vjedhur kamerat e sigurisë të një biznesi. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësise ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësise ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit