Vokshi: Kallëzime penale për këdo që pengon punën

Mos i humb

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, Albana Vokshi njoftoi sot në një komunikim me median nga Kryesia e Kuvendit mosmbajtjen e mbledhjes së komisionit.

Vokshi tha se dy institucionet, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit po luajnë ping pong me njëra-tjetrën duke mos iu përgjigjur kërkesave të komisionit.

“Nuk u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor në shëndetësisë sepse deputetet e mazhorancës nuk ndodhen fare në Shqipëri”, tha Vokshi.

Po ashtu, ajo njoftoi se kanë ardhur përgjigjet e shkresave për prova të miratuara, kanë ardhur materiale voluminoze nga ana e institucioneve.

Por, sipas saj, një pjesë e mirë e përgjigjeve nga institucionet, ku përmend Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet apo provat që ne i kemi kërkuar. “Bëjnë ping pong me njëra tjetrën sepse i kemi adresuar pyetjet në lidhje me kontratat dhe ndryshimin e kontratave. Fondi thotë që nuk kam dokumentacion dhe asnjë kontratë. Ne na thotë adresohuni tek Ministria e Shëndetësisë, e cila na thotë që është përgjigjur Fondi”, deklaroi Vokshi.

Ajo theksoi se “nëse do refuzojnë të kthejnë përgjigje për kërkesat e dërguara nga komisioni hetimor, kjo do përbëjë shpërdorim detyre dhe do të ndërmerren hapat për këdo që pengon punën dhe do vijojë me kallëzimet penale për këdo që do tentojë të pengojë punën e komisionit”.

Vokshi tha se nënkryetari i komisionit nga radhët e mazhorancës, Plarent Ndreca është në konflikt interesi dhe duhet të largohet nga komisioni.

Një ditë më parë, anëtarët socialistë të komisionit depozituan kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Bexhet Zeqiri, me detyrë auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët e akuzojnë për kryerjen e veprës penale “Refuzim për të dëshmuar” në një mbledhje të mëparshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit