Vokshi: Po mundoheni të kontrolloni vendimet e gjykatës

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit foli për çështjen e logos së PD.

“Larg duart nga PD”, tha Vokshi, teksa akuzoi qeverinë se po mundohet të kontrollojë vendimet e gjykatës.

“Po mundoheni të kontrolloni vendimet e Gjykatës për opozitën. Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra

Lakmia ka thënë ‘Le Mont’ ishte dhe fundi i McGonigal që do të jetë dhe i Ramës.

Ai sot është në burg, edhe Ramën ky fund e pret. E nisim me ngritjen e sistemit të 20% që e ka çuar në 80-90%. Marrëdhënia e Ramës me McGonigal e Ramën është korruptive.

Arritja kryesore e qeverisë për 9 vite është shpopullimi. 4000% është rritur numri I shqiptarëve që kanë emigruar me varka.

Pse ikin? Se s’ka qeveri. Ikin sepse zgjedhjet blihen, kërcënohen nga patronazhistët dhe tani për perfeksionuar nga Aktiv1sti.

Ikin sepse nuk ka siguri në Shqipëri. Dje u vranë 3 gra dhe u plagosën tret të tjera. Masakra mund të ishte shmangur.

Shteti ka rënë dhe siguria ndaj grave ka rënë. E ca bënte kryeministri dje? Nxirrte foto nga Italia, në vend që të jepte një mesazh ngushëllimi”, tha Vokshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit