Volkov, aleati i Navalny fajëson të besuarit e Putinit për sulmin ndaj tij në Lituani

Mos i humb

Një aleat i vjetër i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani, sipas BBC.

Leonid Volkov tha se krahu i tij ishte thyer dhe këmba e tij u godit 15 herë me një çekiç.

Sipas Volkov, sulmuesi i panjohur ishte i motivuar politikisht.

Ai tha se ishte një përshëndetje e qartë, tipike prej gangsteri nga ana Putinit, por pa dhënë më shumë detaje rreth këtij sulmi.

Policia ka nisur hetimet ndaj sulmit, i cili ndodhi ndersa aktivisti mbërriti me makinën e tij në shtëpinë e tij në Vilnius.

“Janë paraqitur disa teori dhe kur të bëhet më e qartë, ne do të jemi në gjendje të japim më shumë informacion,” tha zëvendëskomisioneri i policisë, Saulijus Tamulevicius.

Një tjetër anëtar i ekipit të Navalny, Ivan Zhdanov, postoi një fotografi në rrjetet sociale që tregonin Volkov me këmbën e majtë të përgjakur dhe kokë të mavijosur.

I pyetur nëse sulmuesi kishte bërtitur ndonjë gjë, Zhdanov tha se gjithçka kishte ndodhur në heshtje… dhe se ky ishte një sulm i qartë politik.

Volkov, 43 vjeç, ka jetuar jashtë Rusisë për disa vite për shkak të sigurisë së tij dhe ka shërbyer si shefi i shtabit të Navalny derisa lideri i opozitës vdiq në burg në Arktikun rus muajin e kaluar.

Navalny po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u dënua për akuza që ishin të motivuara politikisht.

Volkov gjithashtu po përballet me akuza të ndryshme të motivuara politikisht në Rusi.

Ai ishte kryetar i “Fondacionit Kundër Korrupsionit” të Navalny deri vitin e kaluar, kur dha dorëheqjen pas zbulimit se kishte nënshkruar letra duke kërkuar që BE-ja të hiqte disa sanksione kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis tha se autoret do të duhet të përgjigjen për krimin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit