Vrasja e 27-vjeçarit në Prishtinë, Policia jep detajet!

Mos i humb

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje.

Sipas Policisë, fillimisht ishte raportuar për një plagosje, por viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, viktima është A.J, i moshës 27-vjeçare.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit