Vrasja e biznesmenit Hoxha, vëllezërit Rrushi mohojnë akuzat në gjykatë

Mos i humb

Dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha kanë dalë para gjykatës. Të dy ata kanë mohuar akuzat që rëndojnë mbi to.

Megjithate gjykata vendosi masën e arrestit me burg për të dy.

Konkretisht Fredi Rrushi dyshohet se është autori kryesor pasi është ai që ka qëlluar për vdekje Hoxhën ndërsa vëllai i tij për të zhdukur provat e krimit.

Arma e krimit dhe makina me të cilën është marrë biznesmeni për ta ekzekutuar më pas në Dajt nuk janë ende në duart e hetuesve.

Rikujtojmë se Fredi Rrushi rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor ndërsa u gjet i vrarë të shtunën e kaluar në Qafë Mollë të Dajtit në një terren të vështirë. Trupi i tij ishte i mbuluar me zhavorr dhe gurë.

Motivi i krimit të rëndë ende nuk dihet ndërsa hetuesit janë fokusuar në dy pista, atë të prishjes së pazareve dhe borxhet e viktimës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit