Vrasja e Florian Lamçes, prokuroria kërkon 20 vite burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit

Mos i humb

Prokuroria ka kërkuar 20 vjet burgim për Sokol Sanxhaktarin, i akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes, ngjarje që ka ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020 në Elbasan. Sanxhaktari eshte dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim”.

Po ashtu të njëjtën masë prokuroria ka kërkuar për të akuzuarin tjetër Adriano Hajdari.

Për Sanxhaktarin dhe Hajdarin kërkohet që të vuhet dënimi i plotë dhe të mos përfitojnë lirim me kusht.

Në lidhje me ngjarjen kërkohet dënim edhe për 2 persona të tjerë. Për Amadeus Lamçjen, akuzuar për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për Mehmet Muçën akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Në total Prokuroria kërkon 52 vite dhe 6 muaj burg për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe në Elbasan.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orën 4 të mëngjesit. Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në Elbasan duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Të dehur, pas debatit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre. Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë karrige me të cilin  është qëlluar disa herë në kokë. Por veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. Dy të akuzuari kanë thënë se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit