Vrasja e grabitësit në Fier, Rama: Policët heronj

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama i vlerësoi si heronj 5 efektivët e policisë që shmangën grabitjen në Fier pak ditë më parë, ndërsa shkëmbyen plumba me grabitësit, duke lënë të vrarë një prej tyre, ndërsa një tjetër u plagos.

Gjatë takimit me Policinë e Shtetit në Kryeministri, Rama tha se 5 efektivët ishin shpresa e fundit e çifti të moshuar.

“Sot shpreh jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të shumë njerëzve të zakonshëm, admirimin dhe mirënjohjen për 5 prej jush që e përmbushën detyrën me nder edhe pse grabitësit lëshuan mbi ta plumba. Ju ishit shpresa e fundit dhe mbrojtja e një çifti të moshuar bashkëshortësh. Po kjo patrullë rreth një muaj ndoqi me shpejtësi të lartë dhe arrestoi grabitësin e armatosur që i mori jetën një qytetari. Çdo ditë dhe çdo natë policët zhvillojnë një betejë të pabarabartë me kriminelët, pasi janë ata që vendosin vendin dhe kohën e përballjes.

Një shtet mund të rrisë pagat, mund të miratojë ligje për rritjen e profesionalizimit, gjerat që ne i kemi bërë dhe vazhdojmë t’i bëjmë edhe në vijim, por në fund të ditës dallimin në përballjen me krimin është trimëria e atyre që janë në betejën e përditshme. Këtë e pamë në Francë, por edhe shohim çdo ditë edhe në Shqipëri në përmbushjen e detyrës nga individë që na japin provën që investimi ynë për të mbështetur rritjen e mëtejshme të forcës goditëse të policisë së shtetit është i duhuri. Dhënia e medaljes së mirënjohjes për disa prej jush është një gjest modest. Bëhet fjalë për kryefamiljarë që janë gati të vetmohohen për njerëz të zakonshëm të këtij vendi”, tha Kryeministri Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit