Veseli: Serbia duhet ta kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk lejon të provokohet nga askush

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur sot pasdite për moslejimin e zyrtarëve të lartë të Serbisë të cilët kanë provuar të hynë në territorin e Kosovës pa leje, edhe përkundër refuzimit që i kanë bërë autoritetet e Kosovës.

Duke komentuar provokimet e Serbisë, Veseli tha se Serbia duhet ta kuptoj se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran ka zot shtëpie nuk lejon të provokohet nga askush. Serbia duhet të kuptojë se ky vend ka zot, në lindje, në perëndim, veri e në jug. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ne nuk jemi duke shkuar në Serbi të provokojmë, presim që ata të jenë më të vëmendshëm në respektimin e sovranitetit të kufijve tanë territorialë, në të njëjtën kohë do të ballafaqohen me veprime të tilla të cilat janë legjitime të institucioneve tona.

Për aq sa ata janë korrekt ne do të jemi korrekt. Kjo është ajo që do doja të përsëritja si mesazh, mos të kemi provokime, nuk na është dashtë dita e sotme, ata duhet ta kuptojnë se në Kosovë nuk mund të vijnë kur të donë”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit