Vritet një ushtar izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar

Mos i humb

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se një ushtar izraelit dje është gjetur i vdekur pasi u plagos me thikë pranë qytetit Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Një ushtar 19-vjeçar u godit me thikë për vdekje dhe trupi i tij u gjet pranë një vendbanimi në zonën në afërsi të qytetit Hebron të Bregut Perëndimor”, tha në një deklaratë ushtria izraelite.

“Ushtari kishte humbur që nga e mërkura në mbrëmje dhe trupi i tij u gjet në orët e para të së enjtes me plagë nga thika”, shtoi deklarata.

Sipas deklaratës, ushtari së pari ishte rrëmbyer dhe nuk është vrarë në vendin ku u gjet trupi i tij.

“Ushtari ishte një student në Yeshiva (Qendra arsimore hebreje) dhe në fazën e parë të shërbimit të tij ushtarak”, tha ushtria izraelite.

Ushtria izraelite intensifikoi praninë e trupave të saj në zonë dhe ka nisur një hetim të organizuar për sulmuesit së bashku me agjencinë izraelite Shin Bet dhe policinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit