Markat turke me rreth 5 mijë dyqane jashtë vendit, çdo ditë hapen 2 dyqane të reja

Mos i humb

Kreu i Shoqatës së Markave të Bashkuara (BMD), Sinan Oncel, ka deklaruar se markat turke, të cilat posedojnë 4.396 dyqane në 125 vende të ndryshme, vazhdojnë të hapin për çdo ditë jashtë vendit mesatarisht dy dyqane të reja.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Öncel thotë se markat turke vazhdojnë me shpejtësi të hapin dyqane jashtë vendit dhe shpreh bindje se në gjysmën e dytë të vitit 2019 do të arrijnë në rreth 5 mijë dyqane jashtë vendit.

Oncel thekson se brenda tre viteve markat turke do të dyfishojnë numrin e dyqaneve të tyre jashtë vendit.

Siç bën të ditur ai, Rusia është përcaktimi kyç për markat turke me gjithsej 636 dyqane, duke u pasuar nga Kazakistani me 320 dyqane dhe Arabia Saudite me 293 dyqane.

Ai vë në dukje se Rumania, Iraku, Ukraina, Azerbajxhani, Irani, Maroku dhe Republika Turke e Qipros Veriore janë përcaktimet e tjera kryesore për markat turke.

Programi i qeverisë turke, i quajtur “Turquality”, mbështet markat të cilat synojnë të bëhen marka ndërkombëtare, me stimuj të kostos për markë, edukim, reklamim dhe konsulencë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit