Vuante nga astma, shpikësi indian që synon të mbledhë grimcat e smogut për të ndërtuar pllaka

Mos i humb

Smogu është një ndër shkaktarët kryesorë për problemet me shëndetin në të gjithë botën por një shpikës në Indi synon të pastrojë ajrin e ndotur duke e ricikluar atë.

Kur ishte në moshën 10-vjeçare Angad Daryani jetonte në Mumbai dhe shprehet se shpesh kishte vështirësi për të marrë frymë teksa luante futboll për shkak të smogut të dendur. Ajri i ndotur duket se përkeqësonte shëndetin e tij.

“Kur luaja jashtë në Mumbai, gjithmonë kollitesha për shkak të ndotjes,” thotë Daryani, i cili tani është 23 vjeç. “Duke u rritur kisha astmë. Ajo ngadalësoi aftësinë time për të vrapuar në fushën e futbollit”, shtoi ai.

India ka ndotjen më të madhe të ajrit në botë. Ajo ka 22 nga 30 qytetet më të ndotura në botë nga ajri i ndotur që vret më shumë se 1 milion njerëz çdo vit.

I nxitur nga përvoja e tij mbi efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin e tij, Daryani është një nga një numër në rritje i sipërmarrësve që shpresojnë të pastrojnë qiellin e Indisë. Zgjidhja e tij është të mbledhë grimcat ndotëse në kontejnerë në mënyrë që të shndërrohen në diçka të dobishme si ndërtimi i pllakave.

Teksa studionte inxhinieri në Institutin e Teknologjisë në Xhorxhia në SHBA, Daryani krijoi një sistem pastrimi në natyrë që heq grimcat dhe ndotësit e tjerë nga ajri. Pajisja thith grimcat ndotëse dhe i mbledh ato në një enë, duke i lënë vendin ajrit të pastër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit