Vuçiç do t’i kërkojë Putinit të paraqesë qëndrimin e Rusisë për Kosovën në organizata ndërkombëtare

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se do të kërkojë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të shpreh qëndrimin e Rusisë për Kosovën në lidhje me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Vuçiç ka shtuar se është falënderues ndaj Rusisë pasi e ka përkrahur Serbinë në vazhdimësi.

“Do të diskutojmë edhe për Kosovën, për faktin se Rusia e mbështet qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës besoj se është e rëndësishme të dal me qëndrim rreth tentimit të Kosovës për të hyrë në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Vuçiç.

Vuçiç tani është duke qëndruar në Moskë në pritje për t’u takuar me presidentin rus./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit