Vuçiç kundër të gjithëve në Bërdo, askush se “çau” kokën për të

Mos i humb

 

 

Derisa muaj më parë ishin vetëm Kosova dhe Serbia ato që shfaqnin mospajtime, javëve të fundit kjo gjë ka ndryshuar.

Presidenti serb sipas burime të lajmi.net brenda samitit të djeshëm ka vazhduar sjellin e tij arrogante jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër shteteve tjera.

“U refuzua nga Presidentja kroate Kitaroviq, vend i NATO-s dhe BE-së, u qortua nga presidenti Vujanoviq, presidenti Meta çuditej me arrogancën e Vuçiqit derisa pyeti njërin nga presidentët se a është ky aktrim apo paranojë e Vuçiqit.

Në anën tjetër kryeministri i Bullgarisë Borissov as që e qante kokën për vajtimet e Vuçiqit se pse shteti bullgar e ka njohur Kosovën. Presidenti slloven e injoroi në tërësi frustrimin e Vuçiqit”, ka treguar ky burim brenda presidencës, duke përshkruar rrjedhën e samitit të djeshëm.

Sipas këtij burimi, tensioni u rrit edhe më tepër për Vuçiqin, kur presidenti Tusk konfirmoi të ardhëm evropiane të të gjitha vendeve, duke përfshirë edhe Kosovën.

“Të vetmin ngushëllim Vuçiq e gjeti tek presidenti kontrovers i Maqedonisë,  George Ivanov. Vrapi i Vuçiqit për të lëshuar sallën i pari pa u përshëndetur me askënd tregon gjendjen e tij frustruese dhe të vetmuar që po e kalon”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, burime ndërkombëtare të lajmi.net ka theksuar se reagimi i djeshëm i Vuçiqit nuk është për atë se çka ka ndodhur dje në Shkup, por tek plandosja e idesë së tij për ndarje dhe shkëmbim të territoreve me Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit