Xhixho: Kërkesë për seancë urgjente me ministren e Arsimit

Mos i humb

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kërkuar seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për bursat e degëve prioritare që sipas saj, nuk u janë dhënë të gjithë studentëve.

Xhixho në një reagim në rrjetet sociale argumenton se “studentët e degëve që qeveria i ka shpallur prioritare duhet të ishin trajtuar me bursë në masën e një page minimale (40 mijë lekë të reja) , në bazë të VKM së datës 29 qershor 2023”.

“Me këtë VKM, qeveria vendosi heqjen e kriterit të ruajtjes së notës mesatare, duke u dhënë të drejtën e bursës të gjithë studentëve të regjistruar rishtas”, vijon Xhixho.
“Me synimin për të parandaluar mbylljen e shumë degëve të rrezikuara, qeveria e zgjeroi edhe listën e degëve prioritare, duke shtuar në të edhe degët e arsimit parashkollor dhe fillor si edhe degët: Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, zooteknikë dhe siguria e produkteve blegtorale.
Pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM”, bën të ditur Xhixho.
“Nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor, që prisnin të përfitonin nga VKM e qeverisë për bursat, kanë përfituar vetëm 80! Zëri i studentëve duhet dëgjuar, transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor!”, përfundon Xhixho.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit