Yildirim: Zgjidhja është shporrja e terrorizmit nga këto territore

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se zgjidhja është shporrja e organizatës terroriste nga territoret dhe të vazhdohet rruga drejt të ardhmes vëllazërisht.

“Ndonjëherë flasin për zgjidhje. Por nuk ka zgjidhje, përpos se organizata terroriste të shporret dhe të largohet nga këto territore. Zgjidhja është që të ecet drejt të ardhmes vëllazërisht, përqafimi i këtij populli që jeton nën flamurin me gjysmëhënë dhe yll nga kurdët, turqit, turkmenët dhe arabët. Kjo është zgjidhja dhe nuk ka zgjidhje tjetër”, është shprehur kryeministri Yildirim, në ceremoninë e hapjes së Akademisë Politike në qendrën e përgjithshme të AK Partisë në Ankara.

“Terrorizmi ka grabitur vitet e këtij vendi. I ka sjellë dhimbje të mëdha njerëzve të popullit tonë”, theksoi Yildirim duke shtuar se “Ne jemi të vetëdijshëm se teksa jemi nisur në një rrugë për të ndërtuar të ardhmen duhet ta shkulim e ta hedhim tutje problemin e terrorizmit nga rendi i ditës së këtij populli”.

Duke vënë në dukje se disa nga miqtë duhet të shikojnë mizoritë që po përjetohen në Gutën Lindore në vend që të merren me pretendimet boshe të “ashtuquajtura gjenocid”, kryeministri turk tha se “Në Gutën Lindore po masakrohen gratë, dhe fëmijët në djep. Njerëzimi në Gutën Lindore po bëhet viktimë e një krimi të madh. Ashtu sikurse kemi mbrojtur dje Kudsin edhe sot ne do të qëndrojmë pranë popullit dhe të shtypurve të Gutës Lindore”.

Në lidhje me operacionin në Afrin të Sirisë, Yıldırım ka vënë në dukje se Turqia nuk synon territorin e askujt. Ai tha se është shpallje për të gjithë botën që Republika e Turqisë nuk do të tolerojë kurrë terrorizmin. “Ne dimë gjithmonë t’u japim dënimin që meritojnë atyre që cenojnë territoret, të ardhmen dhe pavarësinë e Turqisë”, theksoi Yildirim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit