Kryeparlamentari Xhaferi takim me ambasadorët e Austrisë

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorët e Republikës së Austrisë në Athinë, Podgoricë, Sarajevë, Prishtinë, Beograd dhe Bruksel, të kryesuar nga Klaus Vulfer, udhëheqës i Seksionit Ballkani Perëndimor dhe zgjerimit të BE-së nga Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.

Siç informojnë nga Kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi, në takimin mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, Renate Kobler.

Xhaferi, shprehu kënaqësi për takimin në këtë moment më të volitshëm për vendin që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe t’i zbatojë vlerat evropiane të cilat para së gjithash, sipas tij, janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e saj.

“Kryetari Xhaferi, i informoi të pranishmit për aktivitetet e ndërmarra nga Plani 3-6-9 i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pjesën për Kuvendin dhe tha se janë në fazën e rrumbullakimit”, thuhet në njoftim.

Në fushën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë është ratifikuar në të dy parlamentet dhe ka hy në fuqi, ka edhe intensifikim të komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë rreth gjetjes së zgjidhjes për dallimet që Greqia i ka në drejtim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Vulfer theksoi se delegacioni është në vizitë në rajon me qëllim që të informohet më mirë për ngjarjet aktuale në vigjilje të kryesimit austriak me Këshillin e BE-së prej në korrik këtë vit. Ai i konstatoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe lidhjet e fuqishme shumëvjeçare të cilat ekzistojnë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë dhe se me përkushtim të veçantë i përcjellin ndodhitë aktuale në vend”, thuhet në njoftim.

Vulfer nënvizoi se fokusi në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij evropiane do të mbesë i pandryshuar, për arsye se Austria dhe Evropa më gjerë, dëshirojnë rajon të sigurt, stabil dhe prosperues.

Në fund Xhaferi shprehu pritje se Raporti i Komisionit Evropian për progresin do e vlerësojë në mënyrë pozitive përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe do të përmbajë rekomandim të qartë, të pakushtëzuar, me pritje, sipas tij, se deri në fund të vitit 2018, do të fitohet edhe datë për negociatat për anëtarësim në BE./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit