Yuri Kim: Arritje e madhe për reformën në drejtësi

Mos i humb

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së sotme në Gjykatën Kushtetuese. Nëpërmjet një postimi në tëitter, kryediplomatja amerikane thekson se plotësimi i Kushtetueses është një arritje e madhe për reformën në drejtësi, të cilën Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm.

“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.”, shkruan Kim

Vizita e Yuri Kim erdhi pas plotësimit të gjykatës me trupën e plotë të gjyqtarëve. Anëtarja e nëntë e gjykatës, Holta Zaçaj u betua pak ditë më parë në Presidencë duke marrë kështu zyrtarisht detyrën dhe duke i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit