
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrja përgjegjëse për Investime të Huaja, Zorica Apostollska, me nderimet më të lartë shtetërore u pritën nga kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec.
Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministrat e Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut më pas mbajtën takim kokë më kokë në të cilën konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionalisht miqësore mes dy vendeve si bazë për bashkëpunim edhe më intensiv ekonomik.
Kryeministri Zaev e njoftoi homologun e tij slloven me situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila, siç theksohet, me zgjedhjet e zbatuara me sukses për president shteti dhe me ritmin e realizimit të proceseve reformuese, me të drejtë pret miratimin e fillimit të hapjes së negociatave nga Komisioni Evropian.
“Në këtë drejtim kryeministri Zaev theksoi se për vendin tonë do të jetë me rëndësi të veçantë që Sllovenia të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm vendin tonë mes partnerëve evropianë në këtë fazë të hapërimit të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe BE, duke marrë parasysh faktin se Sllovenia ka ndikim dhe rol të rëndësishëm në BE. Në takimin mes dy kryeministrave u këmbyen pritje pozitive nga biznes-forumi i përbashkët në organizim të Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë”, thuhet në njoftim.


