Zaev: Propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë” nuk kaloi në Greqi

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke u përgjigjur pyetjes së deputetëve për bisedimet për kontestin rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi se “Jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi”.

“Sipas meje, jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi dhe besoj se duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund. Unë orvatem të informoj deri aty ku nuk do të kërcënohej procesi. Besoj se këtë e bën edhe pala greke. Me të vërtetë orvatemi të përfundojmë në momentin e duhur me qëllim që kjo të ndikojë në Këshillin e BE-së, më 28 dhe 29 qershor, ndërsa sigurisht edhe për ftesën e menjëhershme për në NATO”, tha kryeministri Zaev.

Deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare e pyeti kryeministrin përse u refuzua propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë” dhe nëse ka garanci se nëse pranohet ndryshimi i emrit Maqedonia do të marrë datë për negociata.

“Që ta kumtojmë në shtëpi zgjidhjen ‘Republika Ilinditase e Maqedonisë’ fillimisht unë dhe kryeministri Tsipras konstatuam se ia vlen ta provojmë në shtëpi. Do të thotë deri aty kemi qenë të harmonizuar që ta kontrollojmë në vend. Për fat të keq nuk kaloi në Greqi, por për fat të keq u refuzua edhe këtu nga opozita”, tha Zaev.

Ai theksoi se gjasat janë shumë të mëdha që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave nëse mbyllet çështja e emrit.

“Absolutisht është mase e qartë se më të mëdha janë gjasat për Maqedoninë, gjegjësisht janë shumë të mëdha deri në marrjen e plotë të datës për negociata nëse zgjidhet problemi me emrin, se sa pa problemin e zgjidhur të emrit”, tha Zaev./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit