SHBA që nga 1 qershori do të aplikojë tarifat doganore shtesë për çelikun dhe aluminin

Mos i humb

Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, njoftoi se SHBA-të që nga 1 qershori do të aplikojnë tarifat doganore shtesë për çelikun dhe aluminin e importuar edhe për Bashkimin Evropian, Kanadanë dhe Meksikën.

Ross, në një konferencë për mediat nga Departamenti i Tregtisë ka deklaruar se BE-ja, Kanadaja dhe Meksika do t’u nënshtrohen tarifave të çelikut dhe aluminit pas skadimit të periudhës së përjashtimit të përkohshëm më 1 qershor.

Duke kujtuar se negociatat me BE-në ende vazhdojnë, Ross tha se vendimi për Kanadanë dhe Meksikën ka qenë i lidhur nga mungesa e rezultateve në negociatat që kanë vazhduar që nga viti i kaluar për rinovimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump më 9 mars njoftoi se çeliku dhe alumini i importuar do të jenë subjekt i një tarife doganore me 25 për qind dhe 10 për qind. Për Kanadanë dhe Meksikën, BE-në, Australinë, Argjentinën, Brazilin dhe Korenë e Jugut ishte bërë një përjashtim i përkohshëm deri më 1 qershor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit