Zaev: Qeveria iu përgjigj kërkesave të komunitetit të biznesit për dënimet e rrepta

Mos i humb

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka promovuar edicionin e tretë të biznes katalogut “Top 100” në të cilën janë përfshirë 100 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni në pronësi të anëtarëve të komunitetit shqiptar.

Në ceremoninë e promovimit të katalogut “Top 100”, ku janë zgjedhur kompanitë më të suksesshme të komunitetit shqiptar në Maqedoni për vitin e kaluar, i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Zaev vuri në dukje se dënimet për bizneset e vogla me ligjin e ri do të reduktohen me 60 për qind dhe dënimet maksimale do të shkojnë nga 50 deri në 2 mijë euro për dallim nga dënimet e rregulluara nga ligji i mëparshëm që ka arritur deri në 5 mijë euro.

“Qeveria e Maqedonisë doli në prag dhe iu përgjigj kërkesave të komunitetit të biznesit për reduktimin e dënimeve të rrepta drakonike të cilat në të kaluarën abuzoheshin me mbyllje dhe shkatërrim të kompanive. Ndëshkimet tani do të jenë të drejta dhe proporcionale. Do të bëhet gradimi midis ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha”, deklaroi Zaev.

Kryeatari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, tha se për arritjen e sukseseve më të mëdha të kompanive të vendit është i domosdoshëm bashkëpunimi në nivelin sa më të lartë me pushtetin ekzekutiv, duke pasur besim dhe respekt të ndërsjellë.

“Edhe ne vet në përditshmëri jemi spektatorë të rënies dhe ngritjes ekonomike në vendin tonë, por mund të thuhet se është duke marrë rrjedhën e duhur për të krijuar një ambient të volitshëm të të bërit biznes dhe t’u mundësohet kompanive në vend të tregtojnë në tregjet rajonale dhe globale. Hyrja e bizneseve në tregun global është sukses si i kompanive ashtu edhe i shtetit”, deklaroi Hoxha.

Hoxha shtoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka për detyrë të jetë korrektor i politikave makroekonomike dhe në çdo kohë të kërkojë përgjegjësi nga pushteti për nevojat e biznesit.

Në promovimin e 100 kompanive më të suksesshme të komunitetit shqiptar, përveç kryeministrit Zaev, i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, zv/kryeministri Bujar Osmani, përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë, ambasadorë, biznesmenë dhe përfaqësues tjerë të komunitetit ndërkombëtar, si dhe kreu i opozitës maqedonse VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe Bilal Sucubaşı, drejtor i përgjishëm i bankës turke Halkbank, i cili është një ndër sponsorët e promovimit të biznes katalogut “Top 100”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit