“Zbulohet lidhje mes terroristit të Zelandës së Re dhe Lëvizjes Identitare në Austri”

Mos i humb

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka deklaruar se kanë gjetur lidhje financiare midis sulmuesit në xhamitë në Zelandën e Re dhe Lëvizjes Identitare në Austri.

Kurz foli para mediave pas takimit të Këshillit të Ministrave dhe me këtë rast përsëriti se në Austri nuk ka vend për asnjë formë të ekstremizmit dhe se brenda kornizave ligjore do të luftojnë kundër të gjithë individëve dhe grupeve të cilat përpiqen të përhapin ekstremizmin.

Ai konfirmoi se është gjetur një lidhje midis terroristit me origjinë nga Australia, i cili kreu sulmet ndaj xhamive në Zelandën e Re dhe liderit të ekstremit të djathtë “Lëvizja Identitare”, Martin Sellner.

“Është gjetur lidhje dhe mbështetje financiare midis personit i cili ka kryer sulmin në Zelandën e Re dhe Lëvizjes Identitare në Austri”, tha Kurz.

Kancelari austriak tha se lidhja do të hetohen detajisht dhe se ka biseduar me ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë për shuarjen e kësaj lëvizjeje.

Në Austri, të hënën e kaluar nisën hetimet për mundësinë e lidhjeve të terroristit që vrau 50 persona në sulmet në Zelandën e Re dhe Sellner-it nga “Lëvizja Identitare”.

Arsyeja për bastisjen e shtëpisë së Sellner-it ishte një donacion prej 1.500 eurosh.

Terroristi që kreu sulmin në Zelandën e Re ka qëndruar në Austri më 26 nëntor 2018 dhe ka vizituar disa qytete në vend, përfshirë edhe Vjenën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit