Zëdhënësja e Pentagonit nën hetime

Mos i humb

 

 Kundër zëdhënëses së Pentagonit, Dane White, është ngritur një hetim nën dyshimin se disa punonjës të këtij institucioni të lartë shtetëror i ka shfrytëzuar për çështje private.

Televizioni amerikan CNN raporton se White për disa javë është nën hetime nga kryeinspektori i Pentagonit.

Pretendohet se White stafin e afërt brenda Pentagonit e ka shfrytëzuar për kryerjen e punëve private, si dhe është hakmarrë ndaj disa punonjësve që kanë raportuar tek eprorët e tyre.

Ndër të tjera për White thuhet se ka urdhëruar punonjësit e stafit të çojnë rrobat e saj në pastrim kimik, por edhe të blejnë ilaçe dhe ushqim.

CNN thekson se sipas rregullave etike në Pentagon një zyrtar nuk ka të drejtë të shfrytëzojë punonjësit e tjerë për kryerjen e punëve private.

White mban postin e zëdhënëses së Pentagonit nga qershori i vitit 2017 dhe personalisht i raporton sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit