Komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që çdo agresor duhet të paguajë më pas, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një konference ministrore në Hagë.
“Drejtësia është linja nga ku mund të nisë lëvizja drejt paqes së sigurt. Armët në fakt ofrojnë mbrojtje fizike, por është drejtësia ajo që rivendos ndjenjën e sigurisë në jetë”, shtoi ai.
”Drejtësia sjell gjithashtu një ndjenjë parashikueshmërie në marrëdhëniet globale. Çdo agresor potencial duhet të dijë se çfarë e pret nëse shkatërron paqen. Është drejtësia që mund të sigurojë që kjo të ndodhë”, shtoi Zelensky duke kujtuar përvjetorin e dytë të masakrës së Buchas, ”një simbol i ligësisë ruse për të gjithë botën”.
”Ndjekja e atyre që sulmojnë paqen dhe kryejnë krime shërben në mënyrë që kushdo që vjen në pushtet pas Putinit ta dijë se drejtësia është më e fortë se muret e Kremlinit. Vetëm puna jonë e përbashkët mund ta garantojë këtë”