Zelensky: Putin si Hitleri!/ Hakerat sulmojnë TV ruse: Gjaku i ukrainasve, në duart tuaja

Mos i humb

“Vetëm një i çmendur mund të shpresojë të përsërisë 2194 ditët e konfliktit të Luftës së Dytë Botërore. Ai që po përsërit sot krimet e tmerrshme të regjimit të Hitlerit, duke ndjekur filozofinë e nazistëve dhe duke përsëritur gjithçka që ata bënë, është i dënuar. Sepse u mallkua nga miliona paraardhës në momentin që filloi të imitonte vrasësin e tyre.

Në fund, do të humbasë gjithcka”: edhe pse në videon e gjatë, të xhiruar me rastin e Ditës së Fitores mbi Nazizmin teksa ecte në qendër të Kievit, Volodimur Zelensky e nënkuptoi fare qartë referencën e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, të cilit i kujtoi edhe një herë dështimet në Ukrainë.

Zelensky: Sot ne festojmë Ditën e Fitores mbi Nazizmin. Dhe nuk do t’i japim askujt asnjë pjesë të historisë sonë. Ne jemi krenarë për paraardhësit tanë që së bashku me kombet e tjera në koalicionin anti-Hitlerit, e mposhtën nazizmin. Nuk do të lejojmë askënd ta aneksojë këtë fitore. Nuk do të lejojmë që ajo të përvetësohet.

Ne fituam atëherë, do të fitojmë dhe tani, Ukrainë së sh[ejti do të shohë dy fitore, shtoi ai. Në ditën që Rusia festonte përvjetorin e fitores mbi nazizmin, një grup hakerësh sulmoi kanalet kryesore ruse të informacionit si Rossiya 1, Ntv Plus e Pervyi Kanal.

Në programet e tyre u shfaq mesazhi: Në duart tuaja, është gjaku i mijëra ukrainasve dhe qindra fëmijeve të vrarë. Televizionet dhe autoritetet po gënjejnë. Jo luftës”!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit