Ajetet Kuranore që flasin për Krijuesin e kësaj bote

Mos i humb

ALL-LLAHU DHE KRIJIMI

Është krejtësisht e qartë se njeriu nuk e krijoi vetveten e as që shohim ndonje send qe krijoi vetveten nga asgjëja. Per këtë ai patjetër të ketë krijuesin, e All-llahu i Lartmadhërishëm duke e sqaruar kete realitet ka thënë:

“A janë të krijuar nga asgjëja, apo ata janë krijues. (Tur, 35)

Pra, medoemos të këtë krijues:”Ai është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka Zot përvec Atij, Krijuesi i cdo sendi,prandaj adhuroni Atë. (En’am, 102)

Ai është që:”Krijoi qiejt e token dhe gjithcka që gjendet midis tyre brenda giashtë ditësh.”(Furkan, 59)

“All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një qëllim të caktuar. Në to me të vërtetë ka
fakte për besimtarët.(Ankebute, 44)

Andaj cdo gjë shfaq nënshtrimin e saj për All-llahun e Madhëruar:
“Githëcka ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me
dhunë.(Rra’d, 15)

“Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe cka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihe), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim te tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj).(Israe, 44)

“Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin cka ka në qiej dhe cka ka në toke, dhe se vetëm i Tij është i terë pushteti dhe vetëm Atij i takon falenderimi, e Ai është i gjithefuqishëm për cdo send.” Tegabun, 1

Shkeputur nga libri RIJADUS-SALIHIN
Autor Imam Neueuiu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit