Zelensky: Ukraina ka rrëzuar 15 avionë ushtarakë rusë që nga fillimi i shkurtit

Mos i humb

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij kishte rrëzuar 15 avionë ushtarakë rusë që nga fillimi i muajit të kaluar.

“Vetëm këtë javë, ne arritëm të rrëzonim shtatë avionë ushtarakë rusë. Që nga fillimi i shkurtit, Rusia ka humbur 15 avionë ushtarakë. Kjo është dinamika e humbjeve të tyre”, tha Zelensky në një fjalim video.

”Sa më shumë aftësi të ketë Kievi për të rrëzuar avionët ushtarakë rusë, aq më shumë jetë ukrainase do të shpëtojnë duke shkatërruar logjistikën e Moskës në rajonet që ajo kontrollon”, shtoi ai.

Duke shprehur se ata janë të aftë të ofrojnë këto aftësi dhe se partnerët e Ukrainës i dinë nevojat e Kievit, Zelensky tha se çelësi në këtë drejtim është “vullneti politik për të zbatuar gjithçka”.

Ai tha gjithashtu se ushtria e Ukrainës po reziston kundër sulmeve dhe po mbron pozicionet e saj pavarësisht mungesës së konsiderueshme të artilerisë.

“Ne jemi në pritje të furnizimeve jetike, në pritje të një vendimi amerikan. Mbështetja është jashtëzakonisht e nevojshme”, tha Zelensky, duke shtuar se “ne duhet të gjejmë më në fund një zgjidhje për situatën në kufirin polak, i cili ka shkuar përtej ekonomisë dhe moralit shumë kohë më parë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit