Meta: Investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përshëndeti hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

“Partia e Lirisë përshëndet ngjarjen shumë të rëndësishme të hapjes së bazës moderne ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe e vlerëson si një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare, atë rajonale dhe të vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut”, u shpreh Meta në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e kësaj baze është një vlerësim që NATO ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.

“Partia e Lirisë është e përkushtuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik, ashtu edhe atë ushtarak dhe garanton se do të mbështesë fuqimisht edhe në të ardhmen bashkëpunimin strategjik me Aleancën”, tha më tej Meta.

Meta vuri në dukje se zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë.

“Partia e Lirisë shpreh gadishmërinë për të ndihmuar që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet ndaj NATO-s, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë”, deklaroi Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit