Zgjedhjet e 14 majit, Balla: Palët politike duhet të respektojnë vendimet e KQZ-së

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se të gjitha palët politike duhet të respektojnë vendimet e KQZ-së dhe Komisionit të Apelimit.

Në një prononcim për mediet nga Mallakastra, Balla iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi vendimin e KQZ-së për të mos regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit grupin e Rithemelimit në PD, të përfaqësuar nga Sali Berisha.

“Është çështje që i takon KQZ-së. Aktorët politikë duhet të respektojnë çdo vendim të këtij institucioni të pavarur.

Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimet e gjykatave dhe në rastin e zgjedhjeve gjykata e zgjedhjeve është KQZ dhe Komisioni i Apelimit, ndaj në këtë këndvështrim të gjithë janë të qartë dhe të gjithë duhet të respektojnë vendimet”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit