Zgjedhjet e 6 marsit, nënkryetarja e PD: Do nxjerrim kandidatët më të mirë dhe me integritet. Nga informacionet që kam, jam e sigurt që…

Mos i humb

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli për zgjedhjet e pjesshme lokale të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta për t’u zhvilluar më 6 mars të këtij viti.

Në komunikimin me gazetarët, Tabaku tha se në këto zgjedhje Partia Demokratike do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë dhe me integritet, ndërsa shtoi se nuk janë vetëm këto 6 bashki, por sipas saj, ka edhe të tjera që drejtohen nga njerëz të lidhur me krimin.

“Sa i përket pyetjes së zgjedhjeve, ju falënderoj për interesin, por ju e dini se PD ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para zgjedhjeve të 25 prillit për përzgjedhjen e kandidatëve, që është bërë edhe për ata në nivel lokal. Ata i janë nënshtruar një procesi vettingu, procedure. Zgjedhjet lokale të 6 marsit tregojnë faktin, që ne e kemi thënë me vite, e kemi përsëritur sa herë, të degradimit të pushtetit të Edi Ramës, të lidhjes së pushtetit me krimin. Unë jam e sigurt, nga informacionet që kemi, që ka dhe të tjerë me lidhje kriminale. PD do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje, me kandidatët me integritet më të lartë. Ne kemi aleancë me qytetarët. E rëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë qytetarëve, që e votuan”, tha Tabaku.

Më tej, numri dy i PD foli për aferën e inceneratorëve, për të cilën tha se partia e saj ka kallëzuar, përveç Lefter Kokës, edhe tre ministra të tjerë të qeverisë Rama, si dhe tre kryebashkiakë.

“Është e pakonceptueshme se si një komision që ngrihet për të hetuar koncesionin thotë se nuk të kthej përgjigje. Ne kemi shumë informacione të disponueshme. Unë do të ndjek atë rrugë, që do të kishte ndjekur komisioni. Me gjithë mbrojtjen politike që i dhanë aferës së inceneratorëve shumica, unë do të ndjek po të njëjtën rrugë, raportin do ta çoj në SPAK. Për të njëjtën akuzë që Lefter Koka është sot në burg, duhet të ishin edhe tre ministra të tjerë, Ahmetaj, Klosi e Gjiknuri, që të paktën duhet të pyeten dhe hetohen nga SPAK, si dhe tre kryetarë bashkie. Këto janë personat që ne kemi kallëzuar në SPAK dhe që duhen hetuar, se cilin do të arrestojë SPAK, këtë nuk di ta them”, u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit