“Në histori do të hyjë 2 marsi”, Meta nga Shkodra: Vendimi për shkarkimin tim, farsë, jashtë afateve dhe logjikës kushtetuese. Kaq mjafton për të qenë optimist

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta foli dhe për vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij dhe vendimin që pritet të Gjykatës Kushtetuese.

Nga Shkodra, Meta tha se vendimi ishte një farsë jashtë afateve dhe jashtë gjithë logjikës Kushtetuese dhe se kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste.
Kreu i Shtetit rikujtoi 2 marsin.

“Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve dhe jashtë gjithë logjikës së Kushtetutës vetëm se ka bërë një intervistë tek kolegu juaj, kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste dhe pozitive. ne këtu do të jemi, në histori do të hyjë 2 marsi”, deklaroi Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit