Zgjedhjet në Turqi, të moshuarit dhe të sëmurët votojnë në shtëpitë e tyre

Mos i humb

Në shumë qytete të Turqisë njerëzit e moshuar dhe të sëmurë të cilët nuk ishin në gjendje për të ardhur në vendvotime për zgjedhjet lokale patën mundësinë të votojnë në shtëpi.

Në qytetet Edirne, Ağrı, Düzce dhe Kocaeli, shumë qytetarë të sëmurë dhe invalidë patën mundësinë që të votojnë nga shtëpitë e tyre.

Qytetarët përdorin “kutitë mobile të votimit”, pasi kanë plotësuar kërkesat e Komisionit të Lartë Zgjedhor.

Votuesit duhej të dorëzonin një raport mjekësor ku theksoheshin arsyet e pamundësisë për të shkuar në qendrat e votimit.

Në dhomën e votuesve vendoset një kabinë votimi, duke mundësuar privatësi të plotë në ushtrimin e të drejtës së votimit.

Türkan Murat, 79 vjeçare, në qytetin Ağrı, ka aplikuar për të votuar në shtëpi pasi ishte e pamundur që të shkojë në shkollën ku duhet të votojë.

“Shumë jam e kënaqur. Nuk mund të shpreh ndjenjat e mia”, u shpreh ajo.

Ndërsa Habibe Kaynak, e sëmurë nga obeziteti, nga qyteti Düzce tha se “Zoti qoftë i kënaqur, një shërbim shumë i mirë. Erdhën pasi nuk mundesha të eci, këtu votova”.

Gjithashtu edhe 93 vjeçarja Hanime Gültekin nga qyteti i Kocaeli, ishte ndër votuesit që realizuan votën e tyre në shtëpi për shkak të moshës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit