Procesi zgjedhor për kreun e PD në Gramsh ka filluar prej mëngjesit, ndonëse me vonesë, por është shoqëruar me debate.
Debatet kanë nisur pasi anëtarë të vjetër të PD-së nuk e kanë gjetur emrin në listë.
Debate të ashpra ka pasur mes anëtarëve dhe komisionerëve pasi shumë nga anëtarët e Partisë Demokratike 91 nuk kanë gjetur emrin në listë.
“Jam kreu i PD në fshatin Lubinjë dhe s’kam emrin në listë”, tha një prej anëtarëve.
Kandidati Kodhel Çala njëkohësisht edhe kryetar i PD-së së rrethit Gramsh kërkon që procesi të pezullohet, pasi sipas tij themeluesit e PD s’kanë emrat në listë.
Lista e anëtarësimit këtë proces zgjedhor mban 1234 anëtarë nga 800 që ka qenë në zgjedhjet e fundit.
Procesi po vazhdon dhe deri në orën 13:00 kanë votuar 124 anëtarë.


