Zgjidhja e ngërçit bullgar për integrimin, Von der Leyen: KE, gati të nisë procesin e shqyrtimit për Shqipërinë e RMV-në

Mos i humb

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një njoftim të bërë në Twitter ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje.

“Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shkruan  ajo ndër të tjera.

“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski.

Lajmi i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.

Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane“, pohon ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit