Zhupa dhe Kushi “përplasen” te Media, ministrja: Ju protestoni, ne punojmë!

Mos i humb

“Thumbime” të ndërsjellta kanë qenë batutat e shkëmbyer në Komisionin për Arsim dhe Informim Publik, mes kryetares Ina Zhupa dhe ministres Evis Kushi.

Zhupa ka siguruar grupin e mazhorancës, se ndryshe nga sa ka ndodhur me të kur ishte vetëm anëtare e komisionit, atyre do t’u lejohet e drejta e fjalës.

Në lidhje me këtë, ministrja Kushi është shprehur se kjo nuk është e vërtetë, ndërsa ka shtuar se nëse opozita ka pasur një periudhë të “nxehtë” me protesta, mazhoranca e ka pasur të zënë me punë.

Pjesë nga debati:

Zhupa: Në 2025 uroj që komisioni të drejtohet nga PS

Kushi: Të respektojmë bashkë rregulloren, sidomos ju si drejtuese e komisionit.
Të mos bëjmë kompromis me të drejtat e nxënësve dhe studentët.

Për opozitën ka qenë një sezon i nxehtë me protesta, për mazhorancën ka qenë sezon i nxehtë për punë.

Zhupa: Fjala këtu është e shenjtë, do të flisni sa të doni se pse si anëtare e kam vuajtur këtë pjesë.

Nuk kemi shfrytëzuar politikisht pjesën e arsimt dhe kulturës, por propozimet tona kanë qenë përtej partisë dhe ideologjsë.

Mazhoranca, MA ka bërë punë gjatë verës, ka shtruar njerëz në administratë e jo rroga apo trajnime për mësuesit. Atë që keni bërë nuk e quaj punë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit