Vijojnë punimet në komisionin hetimor për Shëndetësinë.
Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar që Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi të nënshkruajnë formularin për konfliktin e interesit, pasi e para ka qenë zv ministre në kohën kur miratoheshin koncesionet, ndërsa Ndreca ka qenë avokat i disa prej të akuzuarve për “Sterilizimet”.
Pjesë nga debati:
Ndreca: Mënyra si silleni ju po shfaqni veten si eprorja e të gjithëve ne.
Jeni e para mes të barabartësh.
Nëse vini me kërkesa individualem, teka e qefe, ky komision nuk do ecë me atë që u doni të impononi,.
Kemi një rend dite që e keni bërë ju, ne e pranuam, por nuk ju lejon askush të humbni kohën tonë me histori që ju shkojnë ju për mend.
Zhupa: Ndreca është në hall të madh.
Duhet ta dijë se ai nuk më të hedhë asgjë në votim sepse është në nënkryetar.
Nuk mund të hidhet ligji në votim.
Ne e kemi me detyrim të firmosim deklaratën për konfliktin e interesit.
Keni qenë avokat i personave të akuzuar për Sterilizimet.
Ekonomik ka qenë zv ministre në kohën kur miratoheshin koncesionet dhe është thirrur në prokurori pasi thuhet se ka firmosur.
I referohem lajmeve.
Ka firmosur në mungesë të zotit Beqaj.
Merrni përgjegjësi dhe firmosni formularin e deklarimit.
Mos na lini ne dhe publikun me dyshime.


