Zjarr në plantacionet me ullinj në lagjen ‘Kala’ të Beratit, dyshohet i qëllimshëm, në zonë gjenden…

Mos i humb

Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur pasditen e sotme në plantacionet me ullinj që shtrihet përgjatë rrugës ke kalldrëm që të çon në lagjen “Kala” të qytetit të Beratit.

Zjarri fillimisht ka nisur nga disa shkurre dhe barëra të hedhura nga vetë banorët që kanë bëre pastrimin e pemëve.

Banorët i kanë vënë zjarrin mbeturinave, por zjarri u ka dalë nga kontrolli dhe më pas i favorizuar nga era zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqen e mbjellë me ullinj.

Kanë qenë vetë banorët ata që kanë lajmëruar repartin Zjarrfikës të qytetit por terreni paksa kodrinor ka qenë pengesë për futjen e automjeteve në zonë dhe shuarjen e shpejtë të flakëve të zjarrit.

Zjarrfikësit me mjete rrethanore kanë mundur ta vënë zjarrin nën kontroll.

Burime të MNZSH-Berat bëjnë me dije se, zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme pasi në zonën ku ka filluar zjarri janë gjetur shishe të mbushura me benzinë.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtim të banesave edhe pse ato janë shumë pranë plantacioneve me ullinj. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se po punohet për gjetjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj zjarrvënie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit