Zjarrfikësit duhet të jenë forca speciale/ Lleshaj: Më lehtë është të luftosh me një bandit me kallash sesa…

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka marrë rolin e një parashikuesi, kur ka folur me drejtues të zjarrfikësve, gjatë një takimi të organizuar.

“Ne na duhet të kemi një shërbim zjarrfikës që të jetë forcë speciale e Shqipërisë. Ne kemi forca speciale në Ushtri, në Polici, dhe kjo duhet të jetë një forcë speciale. Në kuptimin që ata që punojnë zjarrfikës, duhet të jenë më të fortë se ata të RENEA-s që kemi, në çdo aspekt”, u shpreh ministri Lleshaj .

Sipas tij, zjarrfikësit e kanë luftën më të fortë sesa luftë me një bandit me kallashnikov, është lufta me një grataçielë, që të ngjitesh në katin e 20-të me shkallë, nëpër flakë e të dalësh me sukses.

Lleshaj u shpreh se shërbimi zjarrfikës duhet të plotësohet me punonjës që kanë përgatitje si forcat speciale, madje duke e krahasuar vështirësinë që duhet të përballin personeli zjarrfikës me ata të trupave speciale, ai tha se sfidat e zjarrfikësve janë më të rënda se ato të trupave speciale të Policisë.

“Duhet të jenë më të zotët, në çdo aspekt, sepse e kanë luftën më të fortë sesa luftë me një bandit me kallashnikov, është lufta me një grataçielë, që të ngjitesh në katin e 20-të me shkallë, nëpër flakë e të dalësh me sukses. Është punë që pak njerëz e bëjnë. Me këtë synim duhet të ecim për të krijuar një shërbim, i cili ka këtë standard, të paktën t’i kemi si këto FNSH-të, si këto RENEA-t, në këtë nivel, njerëzit, por edhe standardet e tjera”, tha ministri i Brendshëm.

Madje Lleshaj foli edhe për projektet.

“Projekti i parë që unë kam ndërmend të merrem është projekti për qendrën e trajnimit të zjarrfikësve. Mbetet kërkesë imediate, një orë e më parë duhet bërë.

“Si çdo shërbim profesional në botë, nuk hyhet nga dritarja, hyhet nga dera kryesore, e cila është shkolla ‘X’. Bën trajnimin bazë, i cili është 6 muaj apo 1 vit, futesh dhe pastaj ngjitesh”, deklaroi ministri.

Ndërsa u shpreh gjithashtu edhe për rritjen e profesionalizmit në radhët e shërbimit zjarrfikës dhe nënvizoi se do të bëhen shumë projekte, të cilat do të bëhen në mënyrë të përqendruar dhe do të ekzekutohen nga Bashkitë.

“Qeveria u jep bashkive fonde të pakushtëzuara. Dhe kur ua jep këto, u thotë që do t’ju jap kaq, por kaq i ke për uniformat, kaq i ke për të blerë zjarrfikëse të reja. Qëllimi është të arrijmë një sistem dhe një trupë zjarrfikëse, e cila të jetë profesioniste. Na shërben më shumë sesa shumë struktura të tjera”, u shpreh ministri Lleshaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit