Qeveri tranzitore para zgjedhjeve/ NDI: SHBA e shqetësuar për krizën politike, gati të…

Mos i humb

Derisa të jemi anëtarë të Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kështu deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha gjatë takimit me Drejtorin e NDI për Europën Juglindore, Robert Benjamin, ndërsa theksoi se zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha tha se mënyra e vetme për t’i prerë rrugën presionit të pushtetit ndaj votuesve është dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale, është një qeveri tranzitore para proceseve zgjedhore.

“Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë.

Ndava shqetësimin e opozitës për vonesat në ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe BKH që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta dhe vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar që pasuritë që ka vendi dhe potencialin e jashtzakonshëm njerëzor ti vëmë në të mirë të qytetarëve dhe jo në funksion të një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh.

Me ndihmën e çmuar të SHBA do të arrijmë ta kthejmë Shqipërinë në një demokraci funksionale dhe pasuritë e saj në zhvillim dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare”, tha Basha.

Përfaqësuesit e Institutit Demokrat ndanë shqetësimin me të cilin po ndiqet në SHBA kriza politike në vend dhe konfirmuan gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për zgjidhjen e saj dhe forcimin e demokracisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit