Zvicra fut në karantinë Ballkanin, jashtë listës Kosova dhe Shqipëria

Mos i humb

Nga Zvicra vjen një lajm i cili me gjasë do të prishë shumë plane udhëtimi për shumë njerëz, pak para pushimeve të fundvitit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për lajmin që tregon se Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) pritet të shtojë një total prej dymbëdhjetë vendeve të tjera dhe rajoneve shtesë në Itali dhe Austri në listën e re të karantinës.

Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për vende si: Portugalia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Gjeorgjia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Hungaria dhe SHBA-ja, vende që janë shtuar në listë.

Konkretisht, kjo do të thotë: Kushdo që hyn në Zvicër nga këto vende duhet të shkojë menjëherë në karantinë për dhjetë ditë.

Veç këtyre, edhe tri rajone në Itali janë gjithashtu të reja në listën e karantinës: Në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Friuli-Venezia Giulia dhe Veneto janë përcaktuar të jenë subjekt i karantinës.

Çfarë bie në sy dhe çfarë natyrisht u intereson shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve tanë atje është fakti se vende si Kosova dhe Shqipëria nuk janë në këtë listë e cila pritet të hyjë në fuqi që nga 14 dhjetori.

Lista e plotë: Andora, Gjeorgjia, Jordani, Kroacia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit