Zvicra është ndër shtetet që ka investuar më së shumti në Kosovë.
Rrjedhimisht në vitin 2020 Zvicra ishte vendi i dytë si investitori më i madh në Kosovë, ku shumë firma të huaja investuan në vend.
“Në vitin 2020 Zvicra u bë investitori i dytë më i madh i huaj në Kosovë (pas Gjermanisë dhe para Turqisë).
Edhe pse shuma e përgjithshme e investimeve me 600 milionë CHF është relativisht modeste, ajo përbën 18.3% të të gjitha investimeve të huaja në Kosovë”, shprehet ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly.
Si shumica e vendeve në zhvillim, edhe Kosova ofron mundësi interesante, por edhe rreziqe potenciale për investitorët e huaj.
“Zvicra është partneri i tretë më i madh zhvillimor bilateral i Kosovës dhe, ndër të tjera, përkrah përpjekjet e qeverisë për ta përmirësuar klimën e investimeve.
Falë mbështetjes zvicerane u miratua një normë ligjore më miqësore ndaj investimeve, si dhe u hapën më shumë One-Stop-Shop dhe shërbime online.
Është më se e natyrshme që institucionet kosovare mbajnë përgjegjësinë kryesore për përmirësimin e sigurisë juridike dhe stabilitetit politik, të cilat janë vendimtare për çdo investitor.
Rivendosja e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s është gjithashtu një shenjë inkurajuese për zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike dypalëshe”