Zyrtarët turq dhe amerikanë diskutojnë zonën e sigurt të Sirisë

Mos i humb

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë kanë filluar takimin në Ankara për të diskutuar formimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë.

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se takimi ka filluar në ora 10:00 sipas kohës lokale.

Turqia pret formimin e një zone të sigurt prej 32 kilometrash në veri të Sirisë dhe ka theksuar se dëshiron që grupi terrorist YPG/PKK të pastrohet në rajon.

YPG/PKK është dega siriane e grupit terrorist PKK e cila për mbi 30 vite ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje.

Ankara dhe Washingtoni ende duhet të arrijnë një marrëveshje për zonën e sigurt. Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, të premten tha se Ankara ka durim “të kufizuar”.

Ministria turke e Punëve të Jasthme, të premten theksoi se nëse përpjekjet për të gjetur terren të përbashkët me SHBA-të rezultojnë të pasuksesshme, Turqia do të duhet të formojë e vetme një zonë të sigurt në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit