Zyrtarja komuniste kineze bie dakort me Gramoz Ruçin: duam që Shqipëria të jetë hambari i Kinës për në BE

Mos i humb

Një anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kineze ka “rënë në sevda” me Gramoz Ruçin, kryetarin e Kuvendit, i cili ka qenë para 27 vjetësh një zyrtar i lartë komunist shqiptar.

Bëhet fjalë për një delegacion të lartë kinez që ka mbërritur në Tiranë në një përpjekje për të siguruar disa kontrata të mëdha qeveritare.

Siç bën të ditur agjencia kineze Xihua, Shen Beili, një zyrtare e lartë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i ka deklaruar Gramoz Ruçit se Pekini është gati për të nisur një stinë të re marrëdhëniesh me Tiranën.

Zyrtarja e lartë i Kinës ka bërë të ditur se Pekini përveç nismës në kuadrin “16 +1” të do të zgjerojë bashkëpunimin me 11 shtete anëtare të BE, ku Shqipëria do të jetë hambari i Kinës për të penetruar në tregun e BE-së.

“Qeveria kineze dhe njerëzit nuk do të harrojnë kurrë ndihmën e madhe të Shqipërisë ndaj Republikës Popullore të Kinës në OKB si dhe miqësinë e fortë midis vendeve”, tha Shen Beili në takimin me Gramoz Ruçin.

Marrëdhëniet kineze të Shqipërisë datojnë në fund të viteve 1940 kur Shqipëria ishte një nga vendet e para për të vendosur lidhje diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.

Pekini, nga viti 1946 deri në vitin 1970 kur u bë anëtar i OKB-së, ka përdorur flamurin shqiptar dhe vendin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, pasi në vend të Kinës ka qenë Tajvani pjesë e konjukturave ndërkombëtare.

“Miqësia e Kinës dhe Shqipërisë ka qenë e gjatë. Popujt tanë ushqejnë vullnetin e mirë të thellë ndaj njëri-tjetrit. Jemi të kënaqur që shohim që të gjitha partitë politike shqiptare kanë një qëndrim për marrëdhëniet me Kinën. Kjo me të vërtetë tregon rëndësinë e miqësisë tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë në epokën e re”, tha Shen Beili.

Gramoz Ruçi, megjithatë publikisht kërkoi nga Kina që të njohë Kosovën, por zyrtarja e PKK-së ja preu duke përdorur një frazë të gatshme” ”Kosova dhe Serbia duhet të rritin dialogun dypalësh në mënyrë që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme dhe të fitojnë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”.

Kryetari i Parlamentit tha se Shqipëria i konsideron iniciativat e “16 +1” dhe “Brezit dhe Rrugës së Mëndafshit” si platforma të rëndësishme në bashkëpunimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor që forcon marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën dhe inkurajon dialogun dhe integrimin mes dy qytetërimeve.

“Shqipëria është e interesuar për ndihmën e Kinës në bujqësi dhe menaxhimin e ujit duke shpresuar që të eksportojë disa nga prodhimet e saj në Kinë”, tha Ruçi.

Eksportet aktuale të Shqipërisë në Kinë mbizotërohen nga kromi.

Kompanitë kineze kanë fituar dy prej aseteve kryesore të Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit dhe tani drejtojnë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit dhe prodhuesin më të madh të naftës në Shqipëri.

Kjo ishte vizita e dytë e rëndësishme e zyrtarëve kinezë. Dy muaj më parë, në Tiranë ishte zëvendëskryeministri i Kinës, Zhang Gaoli, i cili kryesoi delegacionin e qeverisë kineze të nivelit më të lartë në Shqipëri në pesë dekada. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit